Fjoralba Ponari ka jo një por disa arsye pse nuk do ta shohim në Big Brother VIP

By

Me nisjen e formatit Big Brother VIP, mediat janë vërshuar ja segmente të shkëputura nga ngjarje brenda shtëpisë. Ndodhitë brenda shtëpisë janë pjesë edhe e diskutimeve në popull.

Ndonëse disa me dëshirë kanë pranuar të jenë pjesë e shtëpisë dhe vazhdimisht ka prurje të reja, moderatorja Fjoralba Ponari mohon se do të jetë pjesë e formatit ndonjëherë.

Dhe për këtë ajo ka jo një por disa arsye sic i sqaroi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, teksa i përgjgigjej pyetjes së një ndjekësi.

“Jo për dy arsye të thjeshta. E para, kam shumë angazhime jashtë që nuk i lë dot. Dhe e dyta sepse nuk ma mban. Edhe pse jam e sigurt se do i kisha menaxhuar më mirë disa situata nga pjesa dërrmuese që janë aty, jam e sigurt edhe se do kisha shpërthyer në disa situata sepse është shumë e vështirë të rrish gjatë 24 orëve me njerëz që jo detyrimisht do doje të ndaje kohën ose shtëpinë”.-ka thënë ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm