Robert Berisha, u dha fund thashethemeve një herë e mirë lidhur me raportin e tij me kunatën, këngëtaren e famshme Tuna Sejdiu.
Dyshimet rilindën pas ditëlindjes së parë të Tianit, ku ra në sy mungesa e Robertit, por edhe Norës. E po ashtu, edhe për festën e ditëlindjes së Rene, ku as Patrisi e as Tuna nuk ishin prezentë.
Portalet u mbushën me pyetjen “Pse mungoi Nora Istrefi?”
“Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më”, ka thënë Roberti, në emisionin e Pasdites me Rudina Magjistarin në TV Klan.
E përderisa faqet e mediave rozë u mbushën me titujt ku përmendej emri i saj, këngëtarja Tuna Sejdiu, ka shijuar një mbrëmje me ca miq duke pirë verë.
“Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”, ka shkruar Tuna në njërën nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale, pasi deklarimi i Robertit pushtoi mediat shqiptare. /Prive.al