Roberti dhe Patrisi bashkë në kafe, Tuna largohet nga vendi (FOTO)

By

Kanë qenë kryefjalë kohëve të fundit me dramën brenda familjes…

Berishët pushtuan portalet me thashethemet mbi relacionin me njëri-tjetrin. Flasin kunatat mes vete apo jo e pse nuk shihen së bashku kanë qenë vetëm disa prej aludimeve të mundshme.

Ka qenë Roberti ai i cili i dha vulën kur pranoi se nuk flet e as nuk do të flasë me Tunën.

Dhe siç deklaroi vetë, kjo nuk ka ndikuar aspak në relacionin me vëllain, Patrisin.

Dy vëllezërit janë parë bashkë në Prishtinë ditën e sotme mbase duke llogaritur në një përparësi – mungesën e Tunës.

Këngëtarja e cila u bë mollë sherri nuk është në kryeqytetin kosovar por në vendlindjen e saj, Shkup atje ku në të njejtën kohë po shijon një tretman masazhi të nevojshëm.

Relaksi është definitivisht ajo që ju duhet në këto ditë relacionesh të tensionuara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm