Kanë kaluar nëntë muaj qysh kur ai erdhi në jetë.
Dhe për nëntë muaj ai është shndërruar në beben më të famshme në shoubizin shqiptar.
Roan, djali i reperit Kastriot Rexha dhe ish të dashurës së tij Majlinda Zekës, përveç se është fëmija i dy prindërve shumë të famshëm, ka fituar zemrat e audiencës me ëmbëlsinë e tij.
Ai ishte titull medial edhe para se të lindte, ndërsa tani përcillet çdo hap i tij.
Vogëlushi këtë muaj është bërë plot nëntë muajsh dhe nëna e tij Majlinda, e ka kujtuar këtë ditë të rëndësishme përmes një fotografie në Instastory, ku ai duket shumë simpatik. /Prive.al