Një pjesë e të ardhurave nga secila çantë e shitur do të shkojën për bamirësi, konkretisht për “Women for Women International”, në vendin ku u lind Rita – Kosovë.
Rita Ora dhe marka gjermane Escada janë duke u përgatitu për një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta”, për t’ju ndihmuar grave të bëhen më të forta dhe të pavarura.
Ora është bashkua me drejtorin e kësaj marke për të krijuar një linj të veçantë të çantave.
Escada do të dhurojë 15 euro për çdo çantë dhe do të shkojnë në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë gratë e mbijetuara nga lufta, në mënyrë që ta rindërtojnë jetën e tyre.
Pasi u largua nga vendi në moshën 1 vjeçare, këngëtarja ka kujtuar krizën ballkanike në vitin 1990, por ajo ka lidhje shumë të ngushta me vendin e saj.
“Unë shkoj sa më shpesh që mundem, është një vend i rëndësishëm për mua”, tha Rita për Hollywood Reporte.
Kosova e nderoi këngëtaren me titullin e ambasadores disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga.
Gjatë intervistës, Rita tha se do të shkojë në Kosovë në muajin prill për të bërë disa punë bamirëse me fondin e kombeve të bashkuara për fëmijë (UNICEF)./Prive.al