Princi William përshëndeti yllin Rita Ora në një ngjarje bamirësie në Londër të mërkurën në mbrëmje.
Duka i Kembrixhit po merrte pjesë në Gala të 50-vjetorit të Centrepoint, që u mbajt në Roundhouse në Camden, ku 28-vjeçarja Rita performoi më vonë atë natë.
William, me një xhaketë jeshile prej kadifeje, kravatë të zezë me hark dhe pantallona, u komplimentua në veshjen e tij nga këngëtarja.
“Më pëlqen shumë si jeni veshur”, tha ajo.
“Epo, duhet të visheni bukur herë pas here!” – tha ai.
Duka është Patron i Centrepoint që nga 2005. Bamirësia e të pastrehëve ka qenë gjithmonë afër zemrës së Princit, dhe si fëmijë, William dhe vëllai i tij Princi Harry bënë vizita private në shërbimet e Centrepoint me nënën e tyre, Princeshën e ndjerë Diana të Uellsit, e cila vetë ishte Patronja e Centrepoint.
Në qershor të këtij viti, Princi Williams dhe Rita u takuan, në një event ku ajo doli në përkrahje të një kauze që princi e mbështet fuqimisht. Lexoni lajmin e plotë duke klikuar më poshtë.
Burimi: Dailymail.co.uk