Kush janë dy këngëtare tek të cilat duhet kemi vëmendjen në të ardhmen ?!

By

Skena muzikore viteve të fundit është rifreskuar me të madhe me emra të rinj të cilët janë pritur jashtëzakonisht mirë.

Në një periudhë shumë të shkurtër, emra si Kida, Mozzik, Getinjo e Enca kapën majat e suksesit duke ndryshuar strukturat e rrënjosura për vite të tëra në estradë.

Por, duket se trendi i prurjeve të reja që rezultojnë si premtuese po vazhdon ende.

Janë dy këngëtare të cilat kanë dëshmuar së fundmi se vlejnë të marrin vëmendjen sepse duket që në pak kohë do të jenë të rëndësishme në skenë.

Bëhet fjalë për Bleta Brovinën dhe Torin. Dy vajzat kanë sjellur së fundmi këngë që u pëlqyen nga publiku.

E para, si pjesë e Diez Music erdhi me “Harro” kurse Tori tashmë numëron disa projekte muzikore në varg. Megjithëse në një terren aspak të lehtë, vajzat sigurtë po ngjiten drejt shkallëve të suksesit.

Estrada të mbajë shënime! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm