‘Zemrën e gjakun e kom prej Kosovës’- G4shi me krenari e thotë prejardhjen e tij (VIDEO)

By

Mbrëmja e kaluar në festivalin Sunny Hill ishte jashtëzakonisht ‘bombarduese’.

Në skenën e këtij festivali doli G4shi, Action Bronson dhe yje të estradës shqiptare, të cilët u kujdesën që për disa orë t’i argëtonin ata mijëra njerëz që ishin aty për të ndjekur nga afër personazhet e tyre favorite.

Një video që siguroi Prive, G4shi dëgjohet duke thënë: ‘Unë jom lind në Afrikë, po zemrën e gjakun e kom prej Kosovës’.

Ai vazhdoi duke treguar se babai i tij ka prejardhje nga Drenica ndërkaq nëna nga Mitrovica.

Artisti me famë botërore doli në skenë me maskë dhe emocionoi të gjitha me deklaratat që bëri, më pas ‘boom’ – atmosfera u ‘dogj’ nga performancat e çmendura të tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm