Rita Ora takohet me Jennifer Lopez, flasin për projekte të përbashkëta

By

Jennifer Lopez, 51 vjeç dhe Rita Ora, 30 vjeç, ‘u takuan në fshehtësi për të diskutuar për projekte të përbashkëta filmash dhe muzike” derisa planifikojnë të bashkojnë forcat në projektin e ardhshëm.

Prodhueset e hiteve thuhet se janë takuar LA për të biseduar për atë që ata mund të bëjnë së bashku, sipas The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Rita,  kohët e fundit  është  në Kaliforni pas qëndrimit të saj disamujor në Australi ku po filmonte The Voice, ndërsa Jennifer, 51 vjeç, u kthye përsëri në The City Of Angels pasi përfundoi një xhirim të videoklipit në Miami këtë javë.

Artikuj të ngjashëm