Aktori i njohur shqiptar bëhet baba për herë të tretë!

By

Dita e sotme është mjaft e veçantë për aktorin Florjan Binaj.

Me ardhjen në jetë të një vajze të porsalindur aktori është bërë baba për herë të tretë.

Ai është gjithashtu baba i një djali Glauk dhe një vajze të quajtur Krena.

Aktori është përkrahës i çështjeve ambientalishte dhe lobues i ruajtjes së lumit Vjosa, andaj dhe vogëlushja e porsalindur është pagëzuar me emrin Vjosa

Lajmin e bëri të ditur vet aktori përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku u shpreh:

“Vjosa lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Jetë të gjatë e vogla jonë”.

View this post on Instagram

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Me jetë të gjatë vogëlushja!

Artikuj të ngjashëm