Stili i flokëve mullet ose bisht-pëllumb u bë i famshëm në vitet e hershme e të 70-tave dhe që nga atëherë, në vitet në kalim një stil i tillë është përqeshur shumë.
Ndërsa mullet tingëllon si një stil flokësh i rrezikshëm, Rita nuk është asnjëherë ajo që të trembet nga ndryshimi i pamjes së saj. Mos harroni kur ajo mishëroi tërë estetikën e Post Malone me flokët kaçurrela të shkurtra dhe tatuazhet e fytyrës? Apo kur ajo ngjyrosi flokët e saj një të kuqe të zjarrtë? Apo kur ajo as nuk u mërzit për të bërë flokët e saj dhe zgjodhi një peshqir banjë për t’i mbledhur dhe u paraqit në një event? Një mbretëreshë e transformimit të flokëve, nëse mund të thuhet.
Por më herët sot, këngëtarja e How We Do u fut në Instagram për të treguar të gjithëve se cfarë ndryshimi ka bërë për një fushatë të modës me Escada. Rezultati: Ajo bën edhe një mullet të duket shumë shik!
Rita, e cila normalisht kaflokët bjonde të zbardhura, i kishte flokët e saj të drejtuar dhe të tërhequr mbrapa dhe shkurtoi anash për fotosesion.