Bebe Rexha zbulon se prindërit e saj janë prekur nga koronavirusi

By

Gjatë një interviste me Nate Burleson, këngëtarja nga Dibra, Bebe Rexha zbuloi se prindërit e saj ishin prekur nga koronavirusi.

“Ata u prekën nga koronavirusi dhe u sëmurën shumë për tre javë dhe unë u shqetësova shumë,” tha ajo.

Bebe, e cila jeton në Los Angelos, deshi që të udhëtonte për New York për të qenë me ta. “Unë po mendoja t’i jepja makinës deri atje … të kujdesesha për ta ..Por ata ishin tejet të vendosur që unë dhe vëllai të mos shkonim, por më në fund ata u bënë më të mirë. Më në fund ata mund të shijojnë përsëri ushqimin. Unë jam vërtet mirënjohëse. “

Artikuj të ngjashëm