Një vdekje e papritur e ka shokuar këngëtaren Rita Ora.
Bëhet fjalë për ndarjen nga kjo jetë të Matt Irwin, fotografit të njohur britanez që ndërroi jetë në moshën 36 vjeçare.
Irwin ishte fotograf zyrtar i shumë fytyrave publike si grupit One Direction, Miley Cyrus, Years & Years, Cara Delevingne e Nicki Minaj.
Muajve të fundit ai kishte treguar një afërsi me këngëtaren me origjinë nga Kosova teksa vetëm pak kohë më parë dyshja kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Rita ka kujtuar Matt Irwin përmes një imazhi të përbashkët.
‘Matt Irwin, ti ishe gjithmonë i buzëqeshur, jam shumë me fat që të kam njohur dhe që kemi bërë fotosesione dhe shumë gjëra tjera. U prefsh në paqe miku im’ – është shprehur Rita.
Nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së Irwin, teksa fansat e yjeve botërorë kanë vërshuar me ngushëllime dhe homazhe në rrjetet sociale. /PRIVE.AL/