Rita Ora në lidhje me djalin e futbollistit të famshëm?!

By

Për këtë as që do t’iu shkonte mendja!

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Rita Ora dhe i biri i futbollistit anglez, David Beckham Brooklyn Beckham, po përfliten për një lidhje të mundshme romantike.

Këto thashetheme kanë shpërthyer pasi ata të dy kanë kaluar bashkë një mbrëmje duke ngrënë darkë , pavarësisht distancës së madhe që kanë në moshë.

Brooklyn ka mbushur 18 vjet para dy muajsh, ndërsa Rita është 26 vjeçare. Sipas burimeve të revistës The Sun, ata kanë darkuar në një restorant në Londër pa dashur të tërheqin vëmendje, por kjo ishte e pamundur ngase ata u panë bashkë dhe mediat filluan spekulimet.

As Rita e as djali i madh i familjes Beckham, nuk i kanë komentuar raportimet se ata kanë kanë filluar të takohen. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm