Me bukuri mahnitëse, një mori hitesh dhe pasuri 18 milionë funte, ajo padyshim që duhet të ketë një rresht pritjeje të beqarëve për vëmendjen e saj.
Por Rita thotë që tani për tani do i vë stop dashurisë pas ndarjes me aktorin Andrew Garfield që të fokusohet më shumë në karrierën e saj muzikore.
Gjatë ushtrimeve për “UK arena tour” Rita tha për një intervistë “ E kam shumë vështirë që të dal në takime me dikë të ri, e nëse ju duket e vështirë kjo do të thotë se nuk është koha e duhur.” Pastaj shton se “Lidhem shumë me çdo mashkull që dal. Por të jem e sinqertë tani për tani një lidhje romantike nuk është prioritet i imi.”
Kur e pyesin për të ardhmen ajo thotë “ Jo, nuk dua që ta lë shumë vonë, sepse në të ardhmen dua një familje të madhe.”