ELIZA DUSHKU NË MBËSHTETJE TË LGBT-SË!

By

Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku ka bërë një postim sa i përket ‘duelit të shekullit’ në boks mes Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather.

Manny vite më parë ka një koment për komunitetin LGBT duke thënë se është jashtë ligjit të natyrës, por që më vonë mediat kanë raportuar se ka kërkuar falje.

Këtë gjë e ka rikthyer në vëmendje edhe Eliza Dushku, e cila në instagram ka shkruar: ‘Lojë e mirë e Manny, tani konsideroje të drejtat e personave gay’.

Postimin Dushku e ka vazhduar me shkrimet “LGBT” dhe “Barazi për martesat”./Prive.al

eliza dushku

Artikuj të ngjashëm