Rita Ora këndon ‘Hello’ më mirë se Adele?!

By

“Hello” është një ndër senzacionet e muzikës globale për momentin. Një projekt muzikor që theu rekord dëgjueshmërie ane e mbanë.

Kjo këngë u bë cover nga shumë artistë e madje erdhi edhe nga zëri i Rita Orës.

Në kuadër të promovimit të projektit ‘Coming Home’ me Sigma në radion britanike ‘Capital Fm’  drejtuesja e programit  bën një lojë duke e  bërë Ritën të këndoj këngë të ndryshme.

Një ndër to ishte edhe ‘Hello’ të cilën, Ora e ktheu në një version tjetër apo më saktë një gjuhë tjetër.

Rita shpiki një gjuhë të re për ta kënduar këtë këngë por qëndroi në notat e njëjta. Kjo performancë sot është ndër më të diskutuarat në Britani ku thuhet që Rita edhe mund ta ketë kënduar mirë pavarësisht faktit se nuk u kuptuan fjalët./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm