Kështu Landi po e kujton Dr.Florin (Foto)

By

Me datë 17 nëntor të vitit 2014 u nda nga jeta një nga artistët më të mirë shqiptar Dr. Flori.  Antari i grupit që ishte pjesëtar edhe Floriani, Landi ka vendosur që nga sot ta kujtoj përmes postimeve në instagram.

“Në kujtim të Dr. Flori do të postoj në rrjetet sociale nga një këngë (por edhe të tjera) ç’do ditë deri në ditën që do të bëhet një vit nga ikja shumë e parakohshme e një artisti, shoku, kolegu, kushëriri, vëllai, babai, biri, burri e shumë më tepër, që mungon e do të mungojë.” – shkroi Landi në instagram.

“Zemërthyer” është kënga e parë të cilën zgjodhi Landi për ta kujtuar shokun e tij. Po ashtu ka ftuar edhe adhuruesit e muzikës së Dr. Florit ta kujtojnë artistin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm