Këngëtarja kosovare, Rita Ora, në konferencën për media në Prishtinë, ka thënë se po të kishte mundësinë do të takonte të gjithë shqiptarët këtu.
Ajo ka thënë se ishte dëshira e saj ishte që të mbante koncert në Kosovë.
“Doja që të mbaja një koncert këtu dhe ta shihja Kosovën e vogël, por që është një vend shumë i bukur”, ka thënë Ora, njofton Klan Kosova.
Ora ka dhënë edhe një mesazh për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
“Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar”.
“Sa më shumë që jemi më të mëdhenj bëhemi”.
Ajo u ka bërë thirrje të rinjve që ta përfaqësojnë veten në mënyrën se si ata duan të mbahen mend.
“Tani kemi shumë talentë të jashtëzakonshëm. Jam e lumtur që ka shqiptar si Dua Lipa dhe Bebe Rexha”. /KlanKosova.tv