Rita Ora është në lidhje romantike dhe këto janë detajet!

By

Rita Ora u vu në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ajo është në lidhje me regjisorin, Taika Waiti.

Tani është raportuar se dy yjet ‘janë bashkë për më shumë se një muaj’ ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney duke xhiruar The Voice.

Sipas The Sun, Rita, 30 vjeç dhe Taika, 45 vjeç, nuk kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat private. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet pëlqejnë njëri tjetrin”, tha një burim për gazetën “The Sun”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm