Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka ngjallur dyshime për një fejesë të mundshme.
Ajo ka shijuar një verë të mrekullueshme me të dashurin e saj Romain Gavras, e në disa foto në tabloide të huaja, ajo shihet me një unazë gjigante në gishtin e saj – fiks si ato që dhurohen në një propozim për martesë.
Pavarësisht nga spekulimet, një burim për Daily Mail ka këmbëngulur për gazetën se unaza ishte vetëm një stoli antike dhe se Rita nuk është e fejuar në fund të fundit.
Rita më parë është parë në pushime jashtë vendit me Romain që kur filloi pandemia Covid-19, duke u parë në Ibiza në korrik dhe në Korfuz muajin e kaluar. /Prive.al