Dita e djeshme e solli këngëtaren Rita Ora në trojet shqiptare.
Siç veproi para dy vitesh kur zbarkoi në Prishtinë me familjen për një dasëm të miqve, kësaj rradhe, Tirana ka qenë destinacioni i familjes Sahatçiu për po të njejtën arsye.
Këngëtarja me famë botërore me motrën, vëllain dhe prindërit po qëndron në Tiranë për ceremoninë e martesës së Amantina Tolajt, që zhvillohet sonte.
E duket që disa orë para, Rita ia ka dalë të bëhet gati në pjesën e grimit dhe veshjes, siç edhe vërehet në foton e mëposhtme të siguruar nga Prive.al.
Se a do t’ia krisë valles nën tingujt e Afrim Muqiqit, siç bëri në Prishtinë në fund të 2015-tës, kjo mbetet të shihet nga postimet në orët në vazhdim. /Prive.al/