Nuk mbarojnë emocionet në koncertet e Alban Skënderajt

By

Pak ditë më parë mori vëmendjen e gjithë opinionit me koncertin në Prishtinë ku me gjithë faktorët që mund t’i penalizonin suksesin, Alban Skënderaj korri sukses në prani të dhjetëra mijëra fansave.

Por duket që për emocione të veçanta, nuk është me rëndësi masa dhe vendi ku Alban Skëndëraj performon.

Një moment i tillë unik është shënuar së fundmi në Cyrih ku një fans i tij ka vendosur që nën tingujt e muzikës së këngëtarit, t’i propozojë personit të zemrës.

‘Jam i lumtur qe u bera pjese e Suprizes qe ai kishte pergatitur per te’ – shprehet mes tjerash këngëtari në postimin e bërë ku shfaq momentin epik të propozimit.

Më poshtë videoja e plotë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm