SnaPrive – rubrika më e re në Prive.al!

By

Rrjetet sociale janë shndërruar në pjesë të përditshmërisë tonë. Pothuajse për secilin prej nesh, tashmë as nuk mund të përceptohet një ditë pa disa orë të kaluara në to.

Impaktit të jashtëzakonshëm të botës virtuale ku ndahen momente të përditshmërisë nuk i kanë shpëtuar as emrat e njohur të skenës.

Por përtej Facebook dhe Instagram si rrjete me të cilat tashmë jemi familjarizuar dhe që po shërbejnë si fasadë perfeksioni, Snapchat çdo ditë e më shumë po fiton teren kohe e vëmendjeje.

Për të mos na shpëtuar asnjë moment nga postimet e të famshëmve, Prive.al ka menduar që dizajnit të ri t’i inkorporojë edhe një rubrikë të veçantë të tilluar SnaPrive ku në baza ditore do postohen video tek të cilat realisht shumica nuk kanë shumë qasje.

Estradë, tani e tutje tregohuni më të kujdesshëm në atë se çfarë postoni në Snapchat. Po iu vëzhgojmë!

Artikuj të ngjashëm