Dyshja artistike Rina Balaj dhe Sin Boy janë në lidhje që një vit por ata konfirmuan romancën e tyre këto kohët e fundit.
Për herë të parë dyshja u takuan në kohën kur Rina ishte në menaxhmentin e On Records dhe po punonin për duetin e tyre “Gigi”, i cili do ishte i pari.
Një vit më vonë, Rina u largua bujshëm nga produksioni që e menaxhonin duke bërë një pauzë të shkurtër nga shfaqjet publike dhe rrjetet sociale.
Në fund të nëntorit të kaluar, ajo hapi një llogari të re në Instagram, dhe të ditur e bëri Sin Boy, kështu duke konfirmuar edhe lidhjen e tyre.
Gjithë këtë vëmendje, si një çift i ri në showbiz dhe rikthimi i Rinës në media sociale, ata e përdorën edhe për promovimin e bashkëpunimit të tyre të ri “Tenancion”.
Ndërkohë dyshja, po punonin edhe për një projekt tjetër që u publikua para një javë e që quhet “Meredith”. Projekti është realizuar edhe vizualisht.
Një javë nga publikimi i fundit i tyre ishte kohë më se e mjaftueshme, që dyshja të fillonin të përhapnin fjalën që edhe një bashkëpunim tjetër është në horizont.
Rina në llogarinë e saj në Instagram shkroi: “Ne do të publikojmë një këngë të mrekullueshme shumë shpejt.”
E në anën tjetër edhe Sin Boy postoi në llogarinë e tij në Instagram një insert të shkurtër të asaj që duket të jetë projekti i ri, duke shkruar vetëm “Matrix”. /Prive.al