Ja vetëm sa përqind të fitimeve i ndante Sinani me Robertin! (VIDEO)

By

Edicioni special i Prives, ‘Prive Reality’, i transmetuar mbrëmjen e kaluar në Klan Kosova dhuroi përplot surpriza e emocione si për shikuesit ashtu edhe për të ftuarit të cilët zbuluan jo pak enigma nga jeta e tyre.

Gjatë darkës të gjithë të ftuarit kishin përzgjedhur nga një kuti ku kishte pytje për ta e përpos saj artistët u lejuan që t’i bëjnë pyetje njëri tjetrit.

E ndër më interesantet ishte edhe pyetja e Bleros drejtuar Robert Berishës, ku pyeste këngëtarin se pse i ndanë rrugët me Sinan Vllasaliun.

Artisti tregoi se problemi kryesor qëndronte tek paga me të cilën nuk ishte i kënaqur pasi që shuma të cilën merrte ai ishte shumë fish më e vogël se e Sinanit.

Ai tregoi se merrte vetëm 10% të fitimeve teksa pjesën tjetër merrte artisti gjë edhe për të cilën Roberti vendosi të vazhdojë si këngëtarë.

Për më tepër detaje rreth kësaj çështje mund ta kuptoni në videon e mëposhtme nga min.42:20. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm