Rikthim në normalitet: Era Istrefi tejkalon problemet me këmbën!

By

Ditë më parë super ylli, Era Istrefi, hasi në një aksident nga ku lëndoi këmbën e saj.

Lëndimi në fjalë i pamundësoi asaj që të jetë prezente edhe në ndarjen e çmimeve EBBA, çmim të cilin në mungesë të Erës e mori producenti i saj David Bradley.

Sidoqoftë dita e sotme na jep lajme të mira sa i përket gjendjes së artistes e cila duket se tashmë e ka lënë pas edhe këtë problem.

Ajo përmes disa videove të njëpasnjëshme në Snapchat u pa të shëtiste e të ecte nëpër kryeqytet pa patur nevojë më për “allçinë” që i kishin vendosur mjekët menjëherë pas lëndimit. /Prive.

 

Artikuj të ngjashëm