Sot aktorja Teuta Krasniqi ka rastisur që pikërisht në ditën e festës të Bajramit, në profilin e saj në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, t’i shfaqet një foto e vajzës së saj Tarës e cila mban në duar librin e shenjtë të religjionit islam, Kuranin.
E duket se ky rikthim në kohë,përkatësisht katër vite më parë, sa e ka befasur aq edhe i ka pëlqyer, ku mes të tjerash është shprehur:
‘Foto e vitit 2012 e cila mu shfaq sot si kujtim në Profil.Më pëlqeu shumë që rastisi pikërisht për këtë festë të shenjtë.Me fat Bajrami, Zoti u’a pranoftë agjerimin.Shëndet dhe paqe për të gjithë juve miq të dashur.’/Prive.al/