Brenda takimit të Ramë Lahajt me Ministren e Kulturës

By

Në takimet e fundit me Qeverinë e re, me të cilin rast Ramë Lahaj kremtoi edhe 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, tenori u takua edhe me Ministren e re të Kulturës, Vlora Dumoshi.

Ndër të tjera, tenori dhe ministrja diskutuan për të ardhmen e muzikës klasike në Kosovë, ku me shumë gjasë do të fillojë edhe ndërtimi i teatrit të Operës.

Po ashtu nuk munguan diskutimet për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë kosovarë në fushën e artit e si të tillë të depërtojnë edhe në vatrat botërore të artit.

Disa fotografi nga ky takim, Ramë Lahaj ka ndarë në rrjetet e tij sociale.

“Në takimet e fundit me Qeverinë e re, me ç’rast kremtuam së bashku 12 vjetorin e shtetit tonë më të bukur në botë ndër të tjera takova edhe Ministren e re të Kulturës Zonjën, Vlora Dumoshi. Ndër të tjera diskutuam për teatrin e ri të Operës që me shumë gjasë e shpresë do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt. Biseduam edhe për mundësitë se si të rinjve t’ju jepet mundësia për të depërtuar në botë në rrafshin e artit dhe kulturës.
Diçka e mirë do të vijë së shpejti, për të gjithë artdashësit e muzikës se mirëfilltë. Shihemi shpejt!” – shkruan artisti nën fotot që ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm