Rihanna ka vënë re një gjë të çuditshme tek vetja pas shtatzënisë

By

Këngëtarja e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë në maj, Rihanna ka folur ekskluzivisht me E! News për jetën e saj si nënë e re dhe rrëfeu se “duhet pak” kohë përpara se ta gjejë veten sërish.

Një tjetër gjë që Rihanna ka kuptuar në rrugëtimin e saj të mëmësisë? Ajo është tamam si nëna e saj, Monica Braithwaite.

“Është e çuditshme”, tha ylli i popit. “Edhe gjërat e vogla që më bezdisin tek ajo, i bëj. Unë i bëj të gjitha të njëjtat fytyra. Unë them të njëjtat gjëra. Kollitem në të njëjtën mënyrë. Lëviz gojën në të njëjtën mënyrë.”

Ajo shtoi: “Ose nuk e kam vënë ose s’i kam bërë kurrë derisa u bëra me fëmijë.

Por Rihanna është më se e lumtur që ndjek hapat e mamasë së saj. Në fund të fundit, siç vuri në dukje fituesi i Grammy, “Ajo është më seksi se unë”.

Artikuj të ngjashëm