U bë kohë që prej kur Rezarta Shkurta nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë ajo vazhdon të mbetet aktive në mediat sociale, dhe ndonjëherë edhe ndan detaje nga jeta jashtë punës me fotografitë.
Kësisoj, Rezarta sot ka ndarë një imazh, duke zbuluar një dhuratë të veçantë që vajza e saj 10 vjeçe Hera ia ka bërë asaj.
Bëhet fjalë për një palë shapka me nofkën e këngëtares – Rezi.
“Herushka u rrit dhe i bën mamit dhurata”, shkroi artistja në imazhin e publikuar në Instagram.