Revoltohet rëndë Barbana Dini: ‘Do ju vrasë dhimbja jonë’

By

Këngëtarja Barbana Dini, motra e talentit të ndjerë Ergi Dini, ka thyer heshtjen pas tragjedisë familjare në rrjete sociale.

Megjithatë, reagimi nuk është ai mund t’iu shkonte mendja.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka reaguar ashpër ndaj disa mediave të caktuara që përtej çdo parimi, kanë publikuar video nga aksidenti që i mori jetën Ergit dhe shokut të tij.

‘O palaço qe i harxhoni oksigjenin kesaj bote kot!O “gazetar” dhe “aktor” te deshtuar qe nuk dini cfare eshte dhimbja,ju shisni edhe familjen per pak vemendje!Mos nxirrni videot e aksidentit per ca like e qindarka te qelbura se do ju vrase dhimbja jone!Ju te vrisni diten,e te qani naten!Me ka vdekur gjysma e zemres por kam gjysmen tjeter gjalle akoma,prandaj STOP’ – ka qenë shkrimi i saj për videot që është pasuar me shumë komente përkrahëse. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm