Reperja e njohur paralajmëron se nuk do të postojë më në Instagram

By

Nicki Minaj mesa duket po planifikon ta heqë dorë nga Instagrami nëse rrejti social i heq “pëlqimet”.

Më herët këtë javë, kompania njoftoi se do të fillojë të testojë një veçori në Shtetet e Bashkuara që do të fshehë pëlqimet nga shfaqja në llogari të caktuara.

 

“Unë nuk do të postoj në IG pas kësaj jave pasi ata të heqin pëlqimet,” shkroi ajo në Twitter. “Hmmmm çfarë duhet të filloj tani? Mendoni për gjithë kohën që do të kem me jetën time të re. ”

 

Testimi do të përfshijë vetëm për një grup të zgjedhur përdoruesish që fillojnë javën e ardhshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Instagramit Adam Mosseri kohët e fundit tha se: “Ideja është të provojmë të heqim presionin që shkakton Instagrami. Të heqim konkurrencën për pëlqime. Të ju japim njerëzve më shumë hapësirë ​​për t’u përqëndruar në lidhjen me njerëzit që ata duan, gjëra që i frymëzojnë ata”.

Kompania tashmë ka mbështetur funksionin në vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Irlandën, Italinë dhe Brazilin. Ky tipar do t’u lejojë përdoruesve të shohin pëlqime e tyre por ato do të fshihen nga publiku.

 

Burimi: Elle.com

Artikuj të ngjashëm