Reperi kosovar pranon se ka tentuar ta vrasë Dudën

By

Reperi Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The Mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’ e ka pranuar fajësinë se më 2012 e kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin i njohur me nofkën artistike Duda. Aktgjykimi është paralajmëruar se do të shpallet të martën e ardhshme, më 7 shtator.

Pranimi i fajësisë nga Xhaferi, për tentim-vrasje dhe armëmbajtje pa leje, u bë të premten përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan, siç raporton “Betimi për drejtësi”.

Fjala është për një ngjarje të zhvilluar në qershor të 2012-ës kur i pandehuri kishte tentuar të qëllojë me armë zjarri Dudën mirëpo pasi nuk ka qëlluar personin e synuar në shënjestër, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç raportojnë mediat, Ardian Xhaferi ka një varg rastesh të hapura ndër vite në polici.

Artikuj të ngjashëm