Reperi Capital T ka filtruar kohë pas kohe me aktrimin duke u përfshirë edhe në disa projekte ndërkombëtare.
View this post on Instagram
Por, shumë shpejt, me shumë gjasë atë do ta shohim në një prej serialeve më të popullarizuara vendore.
Fjala është për serialin “Çka ka shpija” që transmetohet të Hënave në prime-time në Klan Kosova.
Këtë e ka lënë të nënkuptohet përmes një fotografie me autorin njëherësh producentin e serialit, Naser Rafunën.
Emoji i xhirimit lë të nënkuptohet se ai do jetë mysafir në një prej episodeve të serialit.
Çka do bëjë Capital T në familjen më të famshme vendore? Mbetet të shihet! /Prive.al