Noizy zbulon datën kur do të mbahet koncerti i tij

By

Tashmë shumë prej jush e keni kuptuar se një koncert i madh po përgatitet nga Noizy.

Reperi ka njoftuar se po organizon një koncert të cilin ai e ka quajtur më të madhin në Shqipëri, e që do të mbahet në muajin gusht.

Së fundmi, ai ka publikuar pamjet e para se si do të duket vendi ku do të mbahet ky organizim.

Ai tha se kapaciteti i njerëzve do të jetë i madh e poashtu edhe i të ftuarve specialë shqiptarë dhe internacionalë.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me I madh hiphop në Shqiperi, sja keni iden se cfar permasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerzve deri tek të ftuarit e mi special, Shqipetar dhe international, a jeni gati për ne Gusht? Shume shpejt vjen dhe data e sakte për kte Koncert”, ka shkruar reperi.

Ndërkaq, ai ka ndarë edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram ku shihet edhe plani i arenës ku do të mbahet spektakli. Postimi i tij  është shoqëruar me numrin 14 duke lënë të kuptohet se më këtë datë në gusht d otë mbahet edhe koncerti më i madh i karrierës së tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm