Reperi i famshëm gjendet i pajetë në bagazhin e veturës

By

Policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi në bagazhin e një makine pas një përplasjeje në autostradë në Miami.

Oficerët e patrullës së autostradës në Florida gjetën trupin e hip-hop artistit 25-vjeçar, Brian Trotter pasi u thirrën në vendin e përplasjes

Shoferi, 25-vjeçar, Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Autopsia tregoi se Trotter u qëllua për vdekje disa herë.

Oficerët nuk kanë treguar motivet e vrasjes. Z. Coltrain ka qenë mik me Trotter, i njohur me emrin artistik Kent Won’t Stop, për më shumë se një dekadë.

Një raport i policisë tha se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të dielën.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm