Reperi i famshëm dëshiron të kujdeset financiarisht për policin që dikur i shpëtoi jetën

By

Lil Wayne nuk ka harruar asnjëherë “xhaxhin Bob”. Ai ishte një oficer në policinë e New Orleans, dhe personi që i shpëtoi jetën reperit kur ishte 12 vjeçar.

Xhaxhai Bob, emri i vërtetë i të cilit është Robert Hoobler tha për TMZ se kishte takuar Lil Wayne në vitin 2019 dhe aty ishte momenti që ai i kishte ofruar atij ndihmë financiare nëse do të kishte nevojë.

Reperi së fundmi ka folur hapur në lidhje me problemet me shëndetin mendor dhe një incident që kishte ndodhur kur ai ishte 12 vjeçar.

Ai tani pranon se qëllimisht kishte gjuajtur veten më armë në kraharor – që për vite u besua se ishte gjuajte aksidentale – dhe ishte Bob ishte polici që kishte refuzuar ta linte vogëlushin të vdiste.

Dhe për të gjitha këto vjet, ai gjithnjë ka qenë këmbëngulës që ta ndihmonte policin e pensionuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm