Post Malone thotë se do të bëhet baba me të dashurën e tij shumëvjeçare.
“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time, jam më i lumturi që kam qenë ndonjëherë”, tha reperi 26-vjeçar për TMZ të martën.
Ai vazhdoi: “Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi, dhe të përhapim sa më shumë dashuri çdo ditë”.
Burimet i thanë gazetës së artisti, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, organizoi një festë në Kaliforninë Jugore fundjavën e kaluar për nder të anëtarit të ardhshëm të familjes.
E dashura e reperit të “Circles”, sipas TMZ, ka qëndruar larg vëmendjes dhe dyshja janë të kënaqur që kanë arritur ta mbajnë lidhjen e tyre private.