Patën habitur shumë kur zyrtarizuan lidhjen e tyre por reperi nga Kosova, Noga dhe prezantuesja e dikurshme e Top Channel, Kristela Gjoka.
Megjithatë, gjërat kanë ecur për mrekulli për dyshen në këtë periudhë së bashku dhe tashmë janë gati për të hedhur hapin e rradhës, atë të martesës.
Përkundër faktit se janë të rinj në moshë, Agoni dhe Kristela siç mëson Prive.al do të kurorëzojnë dashurinë me 17 Qershor në një ceremoni e cila mendohet se do jetë mjaft luksoze me shumë fytyra publike nga politika dhe arti si të ftuar.
Jo zyrtarisht, mësohet se shtatzënia e bukuroshes ka qenë shkaku që e ka përshpejtuar datën e martesës edhe pse një gjë e tillë ishte në plane tash e një kohë.
Ndryshe, Kristela ka kohë që për arsye të pa ditura që është larguar nga ekrani teksa njejtë edhe Noga, përkundër disa hiteve, tash e një kohë nuk po merret me muzikë. /Prive.al/