Këngëtarja u kthye nga turneu i saj në Australi për të gjetur apartamentin e saj ‘të rrënuar’, pasi rinovimet e fqinjëve të saj përmbytën apartamentin e saj.
Dua Lipa është detyruar të kalojë kohën e saj në karantinë në një shtëpi me qera që gjeti në Air B&B në Londër.
Këngëtarja 24 vjeçare u la e tmerruar kur arriti përsëri në shtëpinë e saj në Londër pas një turneu të fundit në Australi.
Sapo hyri në derë, këngëtarja psherëtiu pasi kuptoi që renovimet e fqinjëve të saj kishin përmbytur tërë shtëpinë e saj.
Duke u shprehur për situatën fatkeqe për Roman Kemp në Capital mëngjesin e djeshëm, Dua pranoi se ishte e zhgënjyer që nuk mundi ta kalonte këtë kohë ‘të çuditshme ’në komoditetin e shtëpisë së saj.
“Pra, fqinjët e mi kanë qenë duke renovuar në katin lart këto javët e kaluara ndërsa unë kam qenë larg në Australi.” – tha këngëtarja dhe më pas vazhdoi, “Kur u ktheva dy javë më parë, si kam hyrë kam parë tërë dyshemenë e dhomës time të ndenjes të mbuluar me ujë. Kishte pikuar nga lart për javë të tëra, kështu që kishte ujë në të gjithë shtëpinë time për fat të keq.”
Megjithë zhgënjimet e saj, Dua është mirënjohëse që ka të dashurin e saj pranë saj pasi dyshja e dashuruar janë duke u izoluar së bashku.
Ajo i tha Romanit: “Nuk është gjithçka keq sepse nuk jam vetëm, fatmirësisht. Unë po e kaloj këtë kohë me të dashurin tim.”
Burimi: Mirror.co.uk