Renato Mekolli është kthyer në personazhin kryesor të mediave online dhe komeneteve në rrjetet sociale, pikërisht për shkak të emisionit të tij të ri në Top Channel.
“Hell`s Kitchen’ është emisioni më i ri i gatimit në ekranet shqiptare dhe tonet e larta të Renatos ndaj konkurrentëve kanë frymëzuar dhe skenaristët e “Portokallisë”, e sjellë në skenë nga aktori Gaz Paja.
Duket se kjo nuk e ka mërzitur aspak chef Renaton, i cili edhe e ka takuar e madje edhe ka hedhur foto në Instagram. Foton e shoqëron me shkrimin:
“Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Gaz Paja më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam.”