Pak muaj më parë bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Nga ai moment, tenori Ramë Lahaj dhe blogerja Rina Bërdynaj nuk u ndalën për asnjë moment me postime të përbashkëta.
Nga pushimet në Maldive e deri tek secila ndalesë me performanca të Ramës në Izrael, Britani të Madhe, Francë e Gjermani, çifti ishin bashkë!
Por duket që të rejat më të fundit japin sinjale për një ndarje!
Ka qenë vetë Rama i cili ka ngjallur dyshimet për një gjë të tillë me postimin e fundit në InstaStory ku shprehet: ‘Gëzuar për të gjithë meshkujt beqarë’.
Ai ka fshirë tashmë të gjitha fotot me blogeren nga Prishtina të cilën nuk e ndjek në Instagram.
E ajo që ka habitur më shumë është fakti që të paktën deri tani për tani, Rina nuk i ka fshirë fotot me Ramën.
Vetëm pak ditë më parë, dyshja ishin bashkë në Tiranë ku Lahaj performoi si i ftuar në një emision televiziv me ç’rast blogerja shprehej me doza romantike për personin e zemrës.
Nëse ndarja është e vërtetë, duket që të ketë qenë diçka krejtësisht e papritur ajo që ka çuar në këtë krisje. /Prive.al/