Beatrix Ramosajt i ndodh diçka e çuditshme

By

Aventura në ‘Your Face Sounds Familiar’ për Beatrix Ramosajn ka rezultuar mjaft e suksesshme.

Për javë të tëra, ajo është transformuar në personazhe të ndryshme duke u shndërruar në një prej artistëve më të preferuar në spektakël.

Por, tashmë kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga finalja, këngëtares i ka ndodhur diçka e çuditshme.

Shumica e performancave, kryesisht ato që kanë qenë më të klikuarat në kanalin zyrtar të televizionit Klan tashmë nuk gjenden në Youtube!

Përballë kësaj situate, Beatrix ka mbetur pa ndonjë shpjegim dhe këtë nuk ka ngurruar as ta shprehë përmes Instagramit ku mbetet e habitur me këtë veprim misterioz.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik apo veprim me tendencë por nga vetë fakti që këngëtarja nuk ka vetë ndonjë informacion, diçka e çuditshme duket të ketë ndodhur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm