Sot është bërë një vit që nga vdekja e humoristit kosovar, Rasim Thaqi- Cima.
E në këtë përvjetor, e ka përkujtuar miku i tij, Sevdai Radogoshi.
Ai përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur atë mbret të humorit.
“Sot një vit u nda nga kjo jetë Rasim Thaqi-Cima! Një njeri me zemër të madhe, një shok, mik, human dhe gjithmonë i gatshëm të jepte dhe piken e fundit nga vetvetja për me i ba tjert me qeshë. Gjithmonë falenderues për momentet e bukura që na dhuroj ky artist i madh. Do të kujtojmë gjithmonë, mbret i humorit”, ka shkruar Radogoshi.