Qeveria ndan mbi 95 mijë euro për filmin “Zgjoi”

By

Qeveria e Kosovës ka ndarë 95,725 euro për filmin “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, “Oscars”.

Kërkesa ishte e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit, njofton Klan Kosova.

Filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, u fut në listën e ngushtë prej 15 filmave për të kaluar drejt çmimeve “Oscars”.

Artikuj të ngjashëm