Qeveria e Shqipërisë merr një vendim të jashtëzakonshëm për familjen e Dr. Florit

By

U nda nga jeta papritmas në moshë të re duke lënë pas, bashkëshorten me dy fëmijë, vajzën dhe djaloshin fare të vogël.

E përpos boshllëkut të pazëvëndësueshëm në familje, vdekja e Dr. Florit ka paraqitur problem edhe në aspektin financiar.

Por, është vetë qeveria shqiptare që me një vendim të jashtëzakonshëm ka vendosur t’i akordojë familjes Kondi një ndihmë ekonomike mujore duke lehtësuar pak barrën e jetesës për familjen.

Vlera e pensionit të posaçëm familjar kap vlerën deri në 50.000 lek (rreth 360 euro).

Ndryshe, një vendim për pension të posaçëm për familjen e artistit e kishte premtuar paraprakisht edhe vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm