Zbulohet data e publikimit të këngës së re të Era Istrefit! (VIDEO)

By

Pas sukseseve të njëpasnjëshme me këngët e saj, këngëtarja Era Istrefi po vjen me projektin e ri.

Për të gjithë ata që kanë rënë në dashuri me këngët e Erës, muaji gusht do ta ketë fjalën përfundimtare.

Ajo do të sjellë këngën më te re me datë 25 të muajit që vjen, përderisa çdo ditë po publikon pjesë të tekstit që do përmbajnë vargjet e kësaj kënge.

Këngëtarja në këtë projekt gjithashtu do të paraqitet edhe me një pamje ndryshe, nga zeshkane në biondinë, ndryshim të cilin e kemi parë tash e sa ditë tek këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm