Victoria Beckham po humb miliona dollarë me markën e saj të modës dhe bukurisë, dhe kjo nuk është diçka e re – po vazhdon që kur ajo filloi operacionet. Raportet e fundit tregojnë se auditorët kanë paralajmëruar prej kohësh për “dyshime të rëndësishme” në lidhje me aftësinë e kompanisë për të vazhduar operimin.
Kompania e Beckham, sipas raporteve të shtypit britanik, ka humbur pak më shumë se 80 milionë dollarë që nga fillimi i saj në 2008. Victoria (48), lançoi Victoria Beckham Holdings Ltd. Atë vit me një koleksion të vogël fustanesh, por shpejt u rrit në një gamë të gjerë që tani përfshin çanta dore, pallto, këpucë dhe aksesorë.
Sipas The Mirror, llogaritë e fundit të kompanisë tregojnë se në vitin 2021 ajo pati një humbje prej 7.2 milionë dollarësh, kundrejt 10.4 dollarëve që kishte bërë në vitin 2020. Nëse mblidhni humbjet që ka pasur në baza vjetore, ato shtohen në pak më shumë se 80 milionë. .
Madje raportohet se as ajo dhe as bashkëshorti i saj David nuk kanë pasur fitime nga kompania. /Prive.al